募捐 9月15日2024 – 10月1日2024 关于筹款

Kalkulus (Calculus in Albanian)

Kalkulus (Calculus in Albanian)

Tanush Shaska
你有多喜欢这本书?
下载文件的质量如何?
下载该书,以评价其质量
下载文件的质量如何?
Në vitin 2008 ne nisëm një projekt për rinovimin e të gjithë teksteve të matematikës ne gjuhën shqipe. Kjo ishte jo vetëm diçka e nevojshme, por edhe shumë e domosdoshme. E meta më e madhe e teksteve të matematikës në gjuhën shqipe ishte në 2008 dhe është edhe sotmungesa e thellësisë, trajtimi i temave në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, dhe për më tepër trajtimi i temave të cilat janë bashkëkohore dhe me rëndesi.
Në fazën e parë të këtij projekti ne nisëm me tekstet e matematikës bazë, ose ndryshe ato tekste të cilat u nevojiten gjithë studentëve të degëve të shkencave, matematikës, shkencave kompjuterike, inxhinjerive, si edhe studentëve te financës dhe ekonomikut. Pra faza e parë perfshiu tekstet
• Kalkulus
• Ekuacione Diferenciale
• Algjebra Lineare
• Matematika Diskrete
Botimi i Kalkulusit ne gjuhen Shqipe në vitin 2010 ishte nje hap mjaft pozitiv për programet e matematikës në trevat Shqiptare, pasi për herë të parë u krijua bazamatematike e nevojshme për gjithë studentët e degëve të mësipërme. Ne Janari, 2011 ky projekt u rikonceptua si pjesë e RISAT. RISAT është kryesisht një grup matematikanësh dhe inxhinjerësh shqiptarë dhe të huaj me synimin kryesor për te nxitur projektet shkencore në fushën e teknollogjisë dhe shkencës në trevat shqiptare. Me tepër informacion mbi veprimtarinë e RISAT mund të gjeni në www.risat.org. Nga RISAT u vendos që projekti të quhej Projekti Galua dhe të shtrihej edhe më tej teksteve bazë të matematikës. Faza e dytë e projektit po përqëndrohet tek kurset më të avancuara të cilat kryesisht janë për studentët e matematikës.
• Baza te argumentimit matematik
• Algjebra Abstrakte
• Analiza Komplekse
• Teoria e Kodeve
• Hyrje ne Kriptografi
Botimi i gjithë teksteve të mësipërme synohet të bëhet brenda vitit 2011. Për më tepër, RISAT ka ndermarrë inisiativën e botimit të teksteve të tjera në fushat e shkencave kompjuterike dhe inxhinjerisë. Më tepër informacion mund të gjendet në faqen e botimeve të RISAT www.risat.org/publications.
Ne si grupi i punës së këtij projekti shpresojmë që keto tekste modeste të ndihmojne sadopak në ngritjen e nivelit shkencor të studentëve dhe pedagogëve në shkencën e matematikës dhe fushat e lidhura me të.
年:
2010
出版社:
Aulona Press 2010
语言:
albanian
页:
690
ISBN 10:
1609850009
ISBN 13:
9781609850005
文件:
PDF, 6.05 MB
IPFS:
CID , CID Blake2b
albanian, 2010
线上阅读
正在转换
转换为 失败

关键词